PAMECA: Policia shërbëtore
e politikës e biznesit

TIRANE- Policia Shqiptare është e kapur nga faktori politik, i cili konstatohet më së shumti në emërimin e punonjësve dhe në raste të caktuara edhe në vendimarjen e tyre, gjatë kryerjes së detyrës. Ky përfundim vjen nga raporti i misionit PAMECA, ku në një material prej 113 faqesh, specifikohen qartë problemet dhe të mirat që ka sot Policia e Shtetit.

Sipas raportit mes rradhëve të Policisë së Shtetit, ka punonjës të pakualifikuar, ku më së shumti ata hasen në policinë rrugore. Specialistët e PAMECA-s thonë se emërimi i tyre kryehet për miqësi, por ka raste kur një punonjës i policisë rrugore është emëruar edhe për biznes, duke lënë të nënkuptohet për favorizim në aktivitetin e kompanisë private. Ndërkohë që raporti tregon se ka një nivel tepër të ulët për sa i përket marjes së leksioneve të kësaj shtrese, duke shkuar akoma dhe më tej se, policat rrugorë kanë një qëndrueshmëri tepër të dobët gjatë shërbimit në rrugë, ku mungon profesionalizmi dhe komunikimmi me drejtuesit e mjeteve.

Të gjitha këto faktorë sjellin dhe korrupsionin mes rradhëve të policisë, problem ky që në raport thuhet se vjen edhe si rezultat i pagave të ulëta. Ndërkohë që problem në polici është dhe mungesa e paisjeve teknike për specialistët, të cilët thuasje nuk i përdorin fare provat shkencore.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot në gazetë Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet