‘Pamja më poshtëruese dhe e ligë’, Vangjeli flet për gjyqin e Salianjit: U nis si gjahtar e përfundoi në pre! Politika jonë e populluar nga 'lepuj'

I shpallur fajtor nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’, deputeti demokrat Ervin Salianji është përballur sot me Apelin ku ka kërkuar pafajësinë. Ai akuzohet lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

Por vendimi i Apelit për ta shtyrë datën e gjyqit me dy javë, ka sjellë edhe reagime të ndryshme. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli tha sot se Salianji është rasti tipik i politikanit që kërkon të bëhet gjahtarë, por përfundon në pre. Ai shtoi se historia e ‘Babales’ ka të përfshirë shumë aktorë të tjerë, ndërsa sa i përket deputetit demokrat, Vangjeli tha se ai nuk akuzon veç 1 vit burgim por edhe mandatin.

“Ferrnajë e pafundme e politikës shqiptare, shpesh e populluar nga lepuj dhe kafshë të së njëjtës natyrë, në këtë rast ndodh ajo çka është kulmi i ëndrrës së zakonshme kur gjahtari kthehet ne pre. Zoti Salianji e nisi si gjahtar dhe tani është pre e veprimeve të tija. Ngjante që në fillim një histori e qepur trashë mbi interesa që nuk bëheshin të ditura për publikun. Me shumë aktorë brenda, shumica e të cilëve ndenjën në hije. Ishte një tekst i shkruar nga disa duar. Sot kemi pamjen më poshtëruese dhe më të ligë të politikës. Karma flet. Ndërsa në rastin individual, ndjej një keqardhje të thellë. Ai rrezikon jo vetëm burgimin, por dhe djegien e mandatit. Një faull i tillë është i jashtëzakonshëm për dikë që aspiron karrierën në politikë” -tha Lorenc Vangjeli për Report TV.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A.P: 04/07/2022 23:51

    Tek 313 e ka vendin salianji dhe gjithe salianjet e PD qe e kane fituar deputetllekun duke ju rene te tjereve ne qafe... Drejtesia nuk harron!!

    Përgjigju
  • Ana: 04/07/2022 23:47

    Salianji duhet ta kishte menduar mire para se te bente keto manovra se sjemi me ne vitin X kur smerret vesh asgje... kshu qe me as me vjen keq fare per te, salianji dhe mentori i tij sali berisha duhet ta kuptoj qe nuk ecet para me mashtrime dhe genjeshtra, nuk behet politika me cimka

    Përgjigju
  • Tomorr: 04/07/2022 22:48

    Vazhdon hedh balte mbi te tjeret Por balta do ta mbuloje ate vete I shkreti

    Përgjigju
  • Ela: 04/07/2022 22:43

    E tha nje te vertet dhe Vangjeli, Saljanja hajna eshte vec maja, burgu i grave eshte minimal per te, por ata qe e inskenuan jane me te rrezikshem dhe brenda PS

    Përgjigju
  • Lalka Radanecit: 04/07/2022 20:14

    Vetem ti nuk duhet te japesh opinion per rastin konkret. Ke qene zedhenesi i Fatmir Chafes kur k qene minister drejtesie

    Përgjigju
    • Eva: 04/07/2022 22:54

      Me vjen keq po ke informacionin e gabuar dhe ke ngaterruar Minister Drejtesie!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja