Pamje apokaliptike zjarresh në Kanada, tymi pushton SHBA! Ndrenika: Banorët s'duhet të lëviznin pa maska! Transporti me tren vijon pa probleme! Aeroportet të mbyllura

Kanadaja ishte vëmendja e botës këtë të enjte teksa zjarret apokaliptike kanë përfshirë vendin dhe tymi i dendur ka pushtuar të gjithë SHBA. Pamjet e pazakonta kanë bërë xhiron e botës ku në 8 shtete nuk shihet drita e diellit për shkak të ndotjes. Cilësia e keqe e arjrit ka thyer përdorimin e maskave covid. Banorët janë lajmëruar të mos dalin nga shtëpitë ndërsa janë paralizuar disa aktivitete. Korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denion Ndrenika ka folur për situatën duke thënë se autoritetet në Nju Jork i bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin lëvizjen ndërsa shprehet se nuk ka probleme për lëvizjen me transportin publik.

“Që sot në Nju Jork ka nisur shpërndarja e maskave falas. Autoritetet thonë se ajri është i pashëndetshëm. Nëse i referohem disa të dhënave mbi intensitetin e ndotjes, në zonën e Nju Xhersit pranë Nju Jorkut, ndotja është në nivelin e tretë që është më i mirë në krahasim me Nju Jork apo rajon tjetër si Franklin ku ndotja është në intensitetin e 300. Nga 201-300 është alarm shëndetësor.

Autoritetet në Nju Jork thanë se banorët s’duhet të dalin nga shtëpitë, veçanërisht ata që kanë probleme shëndetësore, për më tepër ata që kanë probleme me mushkëritë. Guvernatorja e Nju Jorkut tha se është gjendje e përkohshme dhe se transporti publik e përballon përmes mekanizmit të filtrimit ajrin e pastër, prea të mos kenë frikë të udhëtojnë me tren apo metro.

Besohet se nga e shtuna do ketë valë tjetër por jo të kësaj natyre”, tha Ndrenika.

Ndërkohë janë mbyllur aeroportet, kopshtet zoologjike, janë anuluar ndeshjet e bejsbollit, ndërsa ekspertët thonë se ekspozimi ndaj niveleve kaq të larta të ndotjes i bën njerëzit më të prirur ndaj të gjitha llojeve të infeksioneve. Ato mund të rrisin rrezikun e sulmeve në zemër dhe të dëmtojnë organet vitale si mëlçia dhe truri.

 

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm