Situata nga zjarret në ishullin RodosGreqi vijon të mbetet alarmante! Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre. 

Mijëra banorë por edhe turistë kaluan në natë ankthi! Ata u strehuan në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit – ku presin avionët që do t’i marrin. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?