Pamje horror në Spanjë teksa demi
i ngul brirët në fyt toreadorit/ VIDEO

Pamje horror në Spanjë teksa demi<br />i ngul brirët në fyt toreadorit/ VIDEO
Një 23 vjeçar është duke luftuar me jetën pasi u shpua nga demi në turneun e tij të parë si toreador, ditën e djeshme.
 
Daniel García Navarrete mori një sërë goditjesh nga një dem 500 kg në arenën më të madhe në Spanjë, atë të Las Ventas.
 
10 mijë të pranishmit në arenë menduan se gjithçka u mbyll me një goditje në kofshë por jo.
 
Pasi u dërgua në spital në gjëndje të rëndë, mjekët zbuluan se i riu kishte dy të çara në fyt, dhe dy të tjera në nofull. Njëri prej brirëve kishte penetruar deri në brendësi të gojës dhe kishte prekur dhe gjuhën madje. Ndërsa plagët kishin përfshirë fatkeqësisht, nervin shijatik, klavikulën, dhe një pjesë të madhe të muskujve.
 
Britmat e tij janë dëgjuar deri tek shkallët e arenës sipas shikuesve, ndërkohë që të riut i kanë ardhur në ndihmë kolegët duke shpërqëndruar demin e tërbuar.
 
Teksa mori fillimisht ndihmën e shpejtë në urgjencën e arenës është thënë se është një fat i madh që ai arriti të dalë gjallë prej andej.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar

Greqi/ Aksident me pasojë vdekjen, përplasja e motorit me automjetin i merr jetën 22-vjeçarit shqiptar