Një spektakël natyror është regjistruar në ujërat e zonës Karaburun–Sazan, ku një grup turistësh që po eksploronin me gomone bukuritë e zonës janë surprizuar nga delfinët.
Pamje të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, sidomos në ditët kur deti është i qetë dhe kushtet atmosferike janë të favorshme.
Delfinët vazhdojnë të jenë një nga bukuritë më të veçanta të bregdetit të Vlorës, duke i shtuar edhe më shumë hijeshinë udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit dhe duke u dhuruar vizitorëve kujtime të paharrueshme.
Komente









