Pamje me dron/ Incidenti me Berishën mori vëmendjen nga dështimi i protestës, vetëm disa qindra militantë në shesh

Sali Berisha thirri një protestë sot me qëllimin kryesor për të marrë sadopak vëmendjen nga zhvillimi i një samiti kaq të rëndësishëm, teksa e gjithë Evropa politike zbarkoi në Tiranë, për takimin e radhës BE-Ballkani Perëndimor. Dhe ai incident me 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor që e qëlloi me një grusht përveçse mori një vëmendje shumë të madhe të ditës së sotme, në një farë mënyrë e ‘shpëtoi’ Sali Berishën nga një dështim spektakolar.

Në këtë protestë të thirrur prej javësh dhe të pompuar me forcë ish-Kryeministrin dhe aleatin e tij Ilir Meta e kishin ndjekur vetëm disa qindra militantë. Braktisja nga qytetarët e Tiranës por edhe nga shumica e anëtarëve të partive të tyre ishte shumë e qartë dhe duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv nga ajri. Në fund protesta u shndërrua në një takim me jo më shumë se 400-500 persona.

Në protestën që nuk zgjati më shumë se 2 orë, Berisha nuk kurseu falënderimet për liderët duke thënë se kanë mbështetur Shqipërinë ndërsa hodhi akuza ndaj Edi Ramës se i përdor samitet si mbështetje ndaj qeverisë së tij. Sipas Berishës, protesta u thirr që Europa të dëgjonte zërin e shqiptarëve ndërsa u zotua se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Ndër të tjera, ndryshe nga ç’kishin thënë, Sali Berisha që shoqërohej edhe Ilir Meta e mbështetësit e tij nuk kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë në protestën e sotme. Ata ngritën skenën me regji lëvizëse para Hotel Dajtit dhe nuk janë përpjekur të shkojnë para Kryeministrisë ndonëse ish-kryeministri kishte paralajmëruar do të mblidheshin para zyrës së Ramës dhe do të derdheshin në sheshe. Po ashtu, ajo që u vu re ishte braktisje nga qytetarët për këtë protestë pasi kishte vetëm disa qindra militantë të mbledhur.

Berisha nuk ia lejoi vetes të thyente perimetrin e sigurisë, duke mos e ‘mbajtur fjalën’ se do të bënte protestën më të madhe të bërë ndonjëherë para Kryeministrisë. Duke parë se sa ishte pjesëmarrja në shesh sigurisht që ish-kryeministri e ka menduar dy herë ‘përplasjen me policinë’. Protesta u mbajt në këtë ditë historike për Tiranën pasi mbërritën liderët europianë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë