Pamje para dhe pas shpërthimit
Raketat ruse goditën Kharkivin me rreth dhjetë sulme raketash njëra pas tjetrës, duke plagosur 28 persona, përfshirë edhe ekipin e mjekëve, që nxituan për të ndihmuar.
Infrastruktura e dëmtuar ishin një qendër tregtare, një objekt sportiv dhe ndërtesa banimi.
Në videon më sipër është momenti i saktë në të cilin kamerat e sigurisë regjistrojnë raketën që hyn në një ndërtesë tregtare dhe e hedh në erë, duke rrafshuar gjithçka përreth saj, shkruan "La Repubblica".
Ditët e fundit lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është përshkallëzuar, teksa Moska ka hapur disa fronte, duke synuar edhe termocentralet bërthamore, si hakmarrje e pushtimit të Kurskut nga Ukraina.
Negociatat nuk po japin rezultat, teksa orët e fundit është diskutuar edhe për një tërheqje të mundshme të Kievit nga disa territore të pushtuara së fundmi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Bastisje në rajonin Sumy! U zhduk një ditë më parë, gjenden mbetjet e helikopterit rus Mi-8, 17 trupa të gjetur









