Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, 5 të vdekur, disa të zhdukur në Evia! Humb jetën dhe një foshnje 8-muajshe

Shiu i madh ka shkaktuar përmbytje që deri tani i kanë kushtuar jetën së paku tre personave, ndërsa banorët e zonës po flasin edhe për persona të zhdukur.

Tre personat humbën jetën në Politika, një foshnjë 8 muajshe, një 86-vjeçar dhe një 85-vjeçar, dhe dy persona të tjerë. Të moshuarit u mbytën në shtëpinë e tyre, ndërsa prindërit e foshnjës fatkeqe ishin me pushime në zonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë.

Uji në banesa ka shkuar mbi 1.5 metra, ndërsa zjarrfikësit janë në kërkim të njerëzve të bllokuar dhe shpëtimit të tyre.

Nga përmbytjet mbi 3000 shtëpi, ku shirat frynë përroin e Massapithos në Psachna, rrjedhën në Politika dhe Lila në Lefkandi që e shndërruan zonën në një liqen, duke fundosur gjithçka në ujë.

Aktualisht në terren për të shpëtuar jetë njerëzish operojnë 83 zjarrfikës dhe një njësi këmbësorësh me pajisje speciale, 31 automjete, automjete speciale si dhe 3 anije shpëtimi nga 1-ta, 7-ta dhe 8-të e EMAK. Gjithashtu, shpëtimtarët ajrorë të Brigadës së Zjarrit nga 1 EMAK po veprojnë në zonat e përmbytura me një helikopter, si dhe një helikopter tjetër për mbikëqyrje ajrore dhe koordinim të forcave operative.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit