PRISHTINË - Drita e Gjilanit humbi dje 1-2 kundër Viktoria Plzen në "Fadil Vokrri", duke u eliminuar nga Conference League në turin e dytë. Dueli pati edhe një episod humori, ku protagonist u bë arbitri kryesor Jakob Alexander Sundberg.
Danezi ra preh e një faulli nga lojtarët e të dyja skuadrave, duke u plasur në tokë. Në minutën e 41-të të ndeshjes, në mesin e fushës pati një dyluftim mes lojtarëve, me kryesorin që e gjeti veten "sandwich".
Jakob Alexander Sundberg ndërpreu sfidën për disa minuta dhe mori një trajtim mjekësor, për fat pa pasur dëmtim. Në këtë rast vetë gjyqtari e ka pësuar, duke ndjerë dhimbje nga një ndërhyrje që në dukje duket e thjeshtë.