Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha mbushi 30 vjeç. Sipas saj kjo është mosha më e bukur dhe për këtë arsye festimet e ditëlindjes kanë qenë pak të veçanta. Fillimisht ajo publikoi albumin “Not 20 anymore”, ndërsa tani Bebe ndau me ndjekësit një foto që ‘çmendi’ rrjetin.
Ajo shfaqet e veshur vetëm me një palë të brendshme të zeza, duke ekspozuar format e saj trupore. “Ja si dukesh kur je 30 vjeç. Kostumi im i ditëlindjes është dashuria për vete. Pozitivitet për trupin. Stërvitje përpara shfaqjes”, ka shkruar Bebe. Kjo foto ka shkaktuar reagime të shumta nga miqtë dhe fansat e këngëtares. Shumica e tyre e kanë quajtur si inspirim, ndërsa pjesa tjetër e ka përgëzuar për pamjen e saj.