Disa pamje të trishta që po bëjnë xhiron e botës vijnë nga shteti i Nuevo Leon. Në fotot e publikuar shihet një qen besnik i cili refuzon të largohet nga trupi i pajetë i pronarit që është shtypur nga treni. Viktima, i cili sipas raportimeve ishte 57-vjeçari, Victor Reyna Vazquez kishte qenë në gjendje të dehur duke pirë birrë tek shinat në momentin që u godit nga treni. Stafi i emergjencës e gjeti qenin e viktimës pranë trupit të pajetë dhe thuhet madje që atyre ju desh ta largonin me forcë nga skena.
Sipas mediave vendase, qeni tentoi gjithashtu të kafshonte një nga oficerët e policisë dhe mjekët të cilët u përoqën ta largonin nga pronari. Aksidenti ndodhi në shinat e trenit të Montemorelos, në shtetin Nuevo Leon. Raportohet se viktima ishte një i alkoolizuar dhe miku i tij i vetëm prej vitesh kishte qenë qeni i tij.

Komente

