Një aksident hekurudhor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 7:00 në Zvicër. Një tren doli nga shinat pasi në linjën Frutigen-Brig, midis Goppenstein dhe Brig, në Kantonin e Valais. Shkak i aksidentit u bë goditja e një orteku.

Sipas policisë së Valais, në tren ndodheshin 80 pasagjerë, ku pesë prej tyre mbetën të plagosur.

Sipas mediave vendase trafiku hekurudhor do të mbetet i ndërprerë deri të paktën në orën 16:00 të nesërme.

"Priten vonesa dhe anulime", thuhet më tej.