Pamje satelitore të masakrës mjedisore, kompania turke në Kukës ndërtoi objekte pa leje, në veprim policia ndërtimore

Kjo është një fotografi ajrore e vitit 2007, që tregon territorin dhe gjendjen e fabrikës së ferokromit në Kalimash të Kukësit. Terreni është në këtë gjendje që shohim, dhe kjo foto është bërë, tre vite para se kjo minierë të jepej me koncesion, për 35 vite me radhë nga ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Pamjet e vitit 2007 nga miniera, tre vite para se te jepej me koncesion
 

Nga imazhi hartografik, por edhe nga krahasimi i gjendjes me imazhin e vitit 2019 (nga Google),rezulton që kantieri i fabrikës së ferokromit Kalimash, ka pësuar një sërë ndryshimesh në organizim, sheshe pune për makineri, prishje ndërtimesh dhe ndërtime të reja.

Pamjet e malit ne gjendjen e tanishme, ne 2019

Kjo vërehet me këtë foto të shkrepur nga ajri në vitin 2015, ku dallohet qartë se pesë vite pasi ka marrë konçesionin e shfrytëzimit të minierës, kompania “Illyria Minerals Industry”, ka prishur ndërtesa dhe ka ndërtuar objekte.

Gjendja e terrenit ne vitin 2015 me ndërtesat e reja

Për verifikimin e objekteve të reja në këtë territor, Inspektorati Ndërtimor në Kukës, ka kryer pak ditë më parë një kontroll të dokumentacionit të këtyre ndërtimeve, ku ka rezultuar se objektet janë ndërtuar pa leje. Disa nga objektet kanë qenë ekzistuese ndërsa disa të tjera janë bërë të reja. Në total janë 28 objekte. Siç paraqitet në këtë imazh hartografik, rezulton se të gjitha gjurmët e ngjyrosura, të shprehura në metra, janë ndërtime të vjetra ekzistuese, ndërtime të reja, të padeklaruara për efekt të taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Kukës. Këto taksa nuk janë paguar në bashkinë e Kukësit dhe për pasojë momentalisht zyra e taksave në këtë bashki, pritet që në ditët në vijim të kërkojë nga kompania konçesionare “Illyria Minerals Industry” pagimin e taksave miliona lekë të ndërtesave.

Njëherësh, policia ndërtimore do jetë ajo që do vendosi në ditët në vijim për shembjen ose jo të ndërtesave pa lejë të kësaj kompanie. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve inspektorati kombëtar i mjedisit ka dërguar ekspertët e tij për verifikimin më nga afër të situatës dhe më pas do vendosi për të marë penalitetet ose jo, ndaj kësaj kompanie. Si pasojë e gërmimeve pa leje, kompania konçesionare ka hapur rrugë pa leje, me gjatësi prej 18 km dhe gjerësi 3 metra, me një sipërfaqe prej 54 mijë e 600 metra katror, për të lidhur 5 kantieret e shfrytëzimit me fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash.

Për më tepër kjo kompani konçesionare ka sjellë dëmtime të pariparueshme jo vetëm në shpatet malore, por edhe në ujërat e liqenit të Fierzës, pasi të gjitha sterilat e dala nga fabrika e kromit, i hedh në lumë duke ndotur liqenin e Fierzës, i cili së fundi është nominuar nga qeveria shqiptare për të kultivuar peshkun në ujërat e tij. Dëmi i llogaritur nga Bashkia e Kukes shkon në shifra astronomike 37 miliardë dhe 892 milion lekë të reja. Report Tv ishte në terren për të parë më nga afër situatën e masakrimit të sipërfaqes malore, të cilën kompania koncensionare nuk ka lejë për  shfrytëzim minerali në këtë zonë dhe gjithashtu  hodhi dritë mbi këtë konçesion të dyshimtë dhe aspak të favorshëm (lexo ketu).

1574412605_mali2001.jpg
1574412623_mali4001.jpg

Gjendja e tanishme e masakrës mjedisore të malit

Bashkia Kukës iu drejtua me një kallëzim penal prokurorisë, ku kërkon ndjekjen penale të këtij subjekti dhe administratorit të saj, turkut Akin Atik, por dhe pronarëve të këtij konçesioni, që kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga kompania “Energy Resources”. Bashkia Kukës ngre si shkelje një sërë veprimesh penale të kryera nga kompania konçesionare, e cila ka fituar të drejtën e shfrytëzimit për 35 vite të minierës së Kromit dhe Bakrit në Kalimash. Sipas kallëzimit “Illyria Minerals Industry” ka ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për shfrytëzimin e mineralit, duke hapur pesë kantiere shfrytëzimi në një sipërfaqe totale prej 782 mijë metra katror tokë, pyje dhe kullotë.

Kompania IMI që është pezulluar

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotir: 22/11/2019 17:44

    Pse nuk beni te njejten analize ne Ure Vajgurore ku pylli me pisha eshte gllaberuar nga makuteria e babezia e pronareve te guroreve dhe furrave te gelqeres. Ku eshte shteti qe te detyroje barbaret te zbatojne ligjin e te mbroje qytetaret nga ndotja qe u ka shkuar ne prag te banesave!

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/11/2019 15:11

    Dhe pastaj e kanë fajin ujqit apo dhe arinjte qe zbresin në zona te banuara. Nëna e Madhe Natyrë e fshiftë nga faqja e dheut kete bajgë qe quhet njeri! Shqiptarët duhet të shuhen në 80% te nr te tyre te pergjithshem që të rikuperohet ekosistemi. Shqiptari i sotem nuk do t ia dije për asgje , nuk ka ndjenja, eshte kthyer në nje shtaze qe duhet shojtur!

    Përgjigju
  • populli: 22/11/2019 13:28

    kapuni me ata qe i lane te punojne gjithe keto vite.. vend cudirash

    Përgjigju
  • Kukesi: 22/11/2019 11:22

    Po nuk shkojne nje here edhe nga ajo fabrika e cimentos ne Fushe Kruje, qe ka ndertu qytet me vete!!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/11/2019 10:54

    Turp i madh! Po nuk ka shtet ketu sepse ne vende me organe ligjzbatuese, do ishte goditur fuqishem ku vperim. Ju lutem shqiptarja.com, depozitoni padi ne prokurori qe te filloje hetimet sepse ju po beni punen e policise se shtetit dhe organeve hetimore. Ju lumte

    Përgjigju
  • Indianët e Shqipërisë: 22/11/2019 10:06

    Po tre vjet ku ishin këta inspektorët e mjedisit, apo me 10 mij lek e një pace pilaf ju zinin frymën. Plehra qe shiteni e shfrytëzoheni si indianët e Amerikës në vitet 1800.

    Përgjigju
  • Emi: 22/11/2019 09:56

    500 vjete seja kena pa hajrin turkut e si ke me ja pa sote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut