Kompania minerare që ushtron aktivitetin në zonën e Kalimashit "IMI" (Illyria Minerals Industry SH.A) është pezulluar dhe gjobitur 52 milionë dollarë nga Bashkia Kukës me argumentin se ka shkatërruar mjedisin dhe ushtron aktivitetin në pronat e fondit pyjor të bashkisë pa iu transferuar kompanisë. Bashkia e Kukësit që ka pezulluar aktivitetin pretendon se kompania nuk ka as lejet e posaçme për ushtrim aktiviteti, duke mos zbatuar kriteret që ligji parashikon. Kreu i Bashkisë Safet Gjici thotë, se nuk do të tolerohet me kjo masakër mjedisore.
"Kompania nuk ka respektuar ligjin. Nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është shumë e rëndësishme. Punon pa leje. Ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektoje ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi.
Kompania IMI që është pezulluar
Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Pra do të thotë se ne mbrojmë interesin publik dhe banorëve dhe mbi të gjitha kërkojmë që të zbatoj ligjet për pyjet dhe mjedisin. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollar gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Të jenë të bindur se nuk vëmë shirita në mëngjes e ti heqim pasdite. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin. Të paguajë borxhin. Ne jemi në të drejtën tonë” tha kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Ndërkohë, punëtorët në minierën e kromit në Kalimash janë njoftuar për ndërprerje të marrëdhënies në pune nga kompania që zotëron koncesionin e shfrytëzimit për 35 vite. Sa i përket kësaj kryebashkiaku Gjici thotë se punëtorët nuk janë larguar. "Kjo nuk është e vërtetë. Ata po punojnë, por kjo nuk do të thotë që kompania të punojë pa vendim qeverie dhe ligjit për t'u hequr nga fondi pyjor”.
Mësohet se kompania ka dorëzuar kërkesën prej kohësh në bashki dhe Ministrinë e Mjedisit, për të marrë në dorëzim fondin pyjor për sipërfaqen e përcaktuar ne kontratën koncesionare të shfrytëzimit. Ende nuk ka një informacion zyrtar se si do të operohet në vijimësi. Kompania ndaj bashkisë Kukës, ka ngritur një padi në Gjykatë për të cilin Kryebashkiaku Gjici tha se nuk 'jam në dijeni por është e drejtë e çdo kujt të mbrojë veten'.
Bravo Safeti Shpresoj ti kene kopsite letrat sic duhet qe firma mos te fitoj gjygjin ! Dhe shpresoj qe mos te mbyllet ky muhabet me ndodnje cante plot me Euro ! Deri tani,duhet thene bravo Kryetarit.
PërgjigjuO shok Gjic, po ça ke ti qe nderhyn me komente negative se e di gjykata ate pune. Boll kemi çeshtjen Becheti qe po duket se do na ikin nja 100 milion, mos u bej edhe ti tani. Mbaj anen tende te te zgjedhurit vendor, mos u merr me interpretime/konstatime inspektoratesh qendrore.
Përgjigjukjo bie ere "te heqim keta" e te sjellim "tanet"
PërgjigjuHap syte se ketu asgje nuk eshte e rastesishme ,pd apo ps spunojne per shqiptaret ,sa per gjicin pyet pak policet sa e si i paguan ne te zeze pastaj hajde dhe fol ,po ti je larg e nuk te bien ne vesh ,sa per mua une jam ai qe si plas as per pd as per ps as per lsi ,shkofshin ne djall
O Gani po ti mos je gjë Gani lesh bushtra nga Laçi?
Safet bravo te qofte, bej per Kuksin se do mbetesh ne histori. Shporri keto kompani vamipre qe asgje veç fitimit nuk dine. Te lumte, hallal qumshti i nenes. Te falenderoj nga zemra.
PërgjigjuBehu shembull i mire e regulloje ate vend.. Bej dicka te mire per vendin tend.. Lere politiken menjane e kontibo per te majte e te djathte.. Dikur na percante turku e greku sot partite..
PërgjigjuO Safet,po e do Kukësin dhe kuksianët bëj gjëra të mira atje.
PërgjigjuKjo kompani i përket Kurum. Ata shkatërruan Elbasanin. Tani është radha e qytetit të bukur të liqenit të Kukësit? Këputini!
PërgjigjuQe kjo kompani vampiresh ka shkateruar mjedisin dhe ka bere cfar ka dashur e di gjithe zona por nje gje nuk kuptoj..... SHTETI KU KA QENE.... MINISTRITE PERKATESE KU ISHIN.... SHTET LESHI ME NJEREZ TE KORRUPTOAR...
Përgjigju....Jam une ketu.....je ti aty....Po aty kane qene neper zyra.