Pamje spektakolare nga “Defender Europe 2021”, polumbarët amerikanë e shqiptarë zhytje në Gjirin e Dukatit

Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku shihen se si polumbarët zhyten në thellësinë e tabanit detar ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan ministri Peleshi.

Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e këtij viti Defender-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?