Pamje të Astrit Deharit nëpër
korridorin e burgut

Pamje të Astrit Deharit nëpër<br />korridorin e burgut
Në këtë segment të shkurtër filmik, Astrit Dehari shihet kur kishte dalë nga qelia e tij për të shkuar në banjo dhe më pas edhe momenti kur kthehet.

Dehari është gjetur i vdekur më pesë nëntor rreth orës 15:00 dhe deri më tani ende nuk dihen saktë rrethanat sesi ka vdekur.

Klan Kosova ka siguruar xhirimet e kamerave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, vend ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Klan Kosova sjell momentet kur Dehari del nga qelia per ne tualet dhe rikthehet, momentin kur zbulohet se dicka ka ndodhur ne qeline e tij si dhe pamjet kur shokët e qelisë e nxjerrin duke e mbajtur për duar e për këmbë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk e besojnë versionin se ai ka bërë vetëvrasje, porse kanë dyshime të bazuara se është vrarë.

Nga autopsia rezultoi se Dehari ka vdekur nga asfiksia.


Këto pamje tregojnë momentin kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut


(Momente kur Dehari del nga qelia e shkon ne banjo e me pas rikthehet e qeli)
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar