Pamjet e siguruara nga Report TV tregojnë aksidentin tragjik që i mori jetën një 62 vjeccari sot në Shkodër

Pamjet tregojn se si mjeti që është përfshirë në aksident, tenton të parakalojë një tjetër mjet, duke ecur me shpejtësi të lartë. 

Ngjarja është fiksuar  nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.

Nga raportimet në terren, mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë,. 62-vjeçari, Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe  dy shoferët e makinave u plagosën rëndë, Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Aksident në Shkodër! Momenti kur 'Benzi' me shpejtësi merr para furgonin! Biçikleta 'fluturon' disa metra, ndërron jetë drejtuesi (VIDEO)