Pamje të rënda! Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali, makina i kalon sipër trupi

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesnatës në periferi të Arezos në Itali. Viktimë e aksidentit ka mbetur një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, i cili po udhëtonte rreth orës 00:24 me motorin tijë përgjatë rrugës SR71 pranë Sitornit.

Në kanalin buzë rrugës u gjet skuteri i shqiptarit ndërsa 30 metra më tej është gjetur trupi i 35-vjeçarit me plagë të rëndë në trup nga goditjet e makinës. Sipas mediave italiane shqiptari edhe në fytyrë kishte shenja të mëdha që i janë krijuar pas rrëzimit nga motori i tij dhe përplasja nga makina që i ka kaluar sipër.

Mbetet ende e paqartë nëse shqiptari është rrëzuar fillimisht nga motori i tij apo është goditur nga 'Fiati 500 L' ngjyrë jeshile që drejtohej nga një grua e re. Gruaja në fjalë ka ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe ka njoftuar autoritetet ndërkohë që u gjet pranë trupit të pajetë të shqiptari duke thirrur 'Nuk lëviz, është i vdekur'.

Edhe pse në ndihmë të 35-vjeçarit kanë ardhur mjekët e urgjencës të cilët i kanë bërë masazh kardiomuskular nuk ka qenë e mundur që ti shpëtohet jeta.

Në dëshiminë e saj gruaja që drejtonte Fiatin jeshil ka deklaruar se nuk kishte parë gjë vetëm kishte ndjerë që trupi i shqiptarit ishte futur poshtë rrotave të makinës.



/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb