Pamje të rënda/ Delfini i ngordhur del në bregun e plazhit në Hamallaj (VIDEO)

DURRËS- Një delfin i ngordhur është gjetur nga pushuesit në plazhin e Hamallajt. Delfini është parë fillimisht të pluskonte mbi ujë dhe më pas është nxjerre nga dallgët në breg.

Sipas pamjeve delfini kishte kohë që kishte ngordhur për shkak se ishte dekompozuar në të gjithë pjesën e trupit.

Delfini në trup nuk ka shenja apo plagë që mund t'i ketë shkaktuar ngordhjen, andaj mendohet se ka ngordhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë pushuesit e shumtë që kanë qenë në zonë kanë filmuar nga kurioziteti delfinin e ngordhur.

Disa javë më parë një tjetër delfin doli në breg tek Gjiri i Lalëzit. Ky delfin ishte shtatëzanë por të voglin e lindi të ngordhur. Fatkeqësisht disa ditë më vonë edhe vetë delfini i madh ngordhi. Këtë sezon specie të tilla si delfinë dhe breshka deti kanë dalë shpesh në breg të detit në gjendje të ngordhur. Prania e tyre në brigjet tona ka qenë më e madhe se vitet e shkuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolera katundare: 25/08/2019 15:40

    Vetem krijesa te ngordhura e vizitojne kete vend fshataresh dhe anadollakesh te pashpirt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?