Helmimi i qenve të rrugës nëpërmjet ushqimit në qytetin e Korçës po kryhet në masë nga persona ende të paidentifikuar.

Kanë qenë fillimisht qytetarët ata që kanë shprehur shqetësimin për këtë që po ndodh në Korçë ku po helmohen qentë e rrugës por edhe me pronarë. Këta të fundit në disa raste i kanë gjetur të ngordhur kafshët e tyre shtëpiake.

Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, qentë janë lënë të ngordhur në mes të rrugës. Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se pamje të tilla janë bërë mjaft të shpeshta në qytetin e Korçës.