Pamje të rënda, media turke: 12 emigrantë gjenden të vdekur në kufirin grek, ngrinë nga i ftohti! Rojet greke i zhveshën dhe i lanë të vdisnin

Pamje të rënda, media turke: 12 emigrantë gjenden të vdekur në kufirin grek, ngrinë nga i ftohti! Rojet greke i zhveshën dhe i lanë të vdisnin

Pamje nga trupat të publikuara nga ministri i Brendshëm turk

Mediat turke kanë raportojnë për një ngjarje tragjike në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Duke ju referuar deklaratës së ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu, mëngjesin e sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve janë gjetur të vdekur 12 persona. Po sipas medias truke, Hurriyet, dyshohet se ato ndërruan jetë për shkak të temperaturave të ftohta dhe madje u gjetën të ngrirë në tokë. Ministri turk ka publikuar edhe pamjet e rënda të trupave në tokë.

‘Data: 2.2 2022, vendndodhja: Ipsala kufiri Grek... 12 nga 22 emigrantë të cilëve u hoqën këpucët, u hoqën rrobat, u shtynë prapa nga trupat kufitare greke, ngrinë. BE-ja është e pafuqishme, e dobët dhe çnjerëzore. Trupat kufitare greke, dashamirës të FETO-s, i lanë të vdisnin.’,- shkruan ai ndër të tjera.

Në mediat greke, deri tani nuk ka ndonjë reagim për çështjen në fjalë, apo edhe nga autoritetet vendase.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 03/02/2022 09:36

    Si shqiptare dikur ne greqi e itali.

    Përgjigju
  • Emigrati: 02/02/2022 15:25

    Qfar te shkrujn mediat greke historia perseritet per keq gjithmon te njejten gje kan ba me ne shqiptaret ne fillimin e viteve 90 i kam provu un dhe shum shqiptar si un pastaj u harrun pasi u genjym te gjith me ca sufllaqe nga ajo rrac mizore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen