Almir Aliu, 4-vjeçari shqiptar nga Kumanova humbi jetën dy ditë më parë pasi u përplas për vdekje nga një sllavo-maqedonas. I mituri ishte duke ecur me familjen e tij kur u aksidentuan nga një maqedonas i kombësisë serbe.
 
Siç duket edhe në video, përplasja ka qenë fatale për vogëlushin i cili ka mbetur pa ndenja në rrugë. Ai ndërroi jetë disa ditë më pas në Spitalin Klinik në Shkup. Aksidenti duket qartësisht i qëllimshëm pasi automjeti ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi marramendëse në një rrugicë ku ka këmbësorë të shumtë.
 
Ngjarja ka marrë ngjyrime etnike dhe ka sjellë reagim të ashpër të qytetarëve, subjekteve politike nga Maqedonia si dhe nga jashtë, por edhe i gjithë opinioni i gjerë.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com