PRISHTINË- Një burrë ka rrahur brutalisht trI vajza në mes të ditës në rrugën 'Ahmet Krasniqi' në Prishtinë. Siç shihet në videon e bërë virale, burri sulmon të rejat me një shkop gome, ndërsa ato përpiqen që të mbrohen. 

Një nga vajzat e sulmuara fizikisht, thotë se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, të cilat ishin shtetase shqiptare. Sipas saj ai ka kërkuar shërbime të tjera veç masazhit, gjë të cilët ato e kanë refuzuar. Ndërkohë sipas medieve kosovare shtetasi L.V është vetëdorëzuar në policinë e Gjakovës.

1630654972_Screenshot1.jpg

1630654979_6400613149ba7b522.png

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
'Erdhi për masazh, por donte shërbime të tjera', flet njëra nga vajza që u sulmua me grushte në Prishtinë! Vetëdorëzohet autori

Një nga vajzat e sulmuara fizikisht nga një burrë në mes të ditës në Prishtinë, ka rrëfyer se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Siç raporton viktima, L.V kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazhi, dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë”.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë.