Pamje tronditëse, ushtarët australianë pinë birrë nga këmba protezike e luftëtarit taliban të vdekur

Pamje tronditëse, ushtarët australianë pinë birrë nga këmba protezike e luftëtarit taliban të vdekur

Ushtari australian duke pirë birrë nga këmba protezike e luftëtarit taliban të vdekur

Imazhet tronditëse në të cilët shfaqen ushtarët australianë duke pirë birre nga këmba protezike e një ushtari të vdekur taliban, kanë shokuar opinionin e gjerë publik.

Fotografia ku tregon ‘këmbën si gotë’ është një praktikë e cila zhvillohej nga ushtarët e thjeshtë, por me miratimin e eprorëve të tyre

Këmba besohet se i përkiste një luftëtari të dyshuar taliban vrarë gjatë një sulmi të skuadriljes SASR 2 ndaj dy përbërjeve dhe një kompleksi tuneli në Kakarak në Uruzgan në Prill 2009.

Skandali vjen në një kohë ku ushtria australiane po përballet me akuza për vrasjen e 39 civilëve afganë gjatë luftës dhe për të cilën është ndërmarrë një hetim i gjerë.

Raporti i Drejtësisë Brereton rekomandoi që 19 ushtarë të hetohen nga policia në lidhje me vrasjen e pretenduar të 39 të burgosurve dhe civilëve dhe pretendimin e trajtimit mizor të dy të tjerëve.

Ky rekomandim ka shkaktuar revolta të shumta nga njerëz të cilët kanë humbur njerëzit e tyre në beteja të ngjashme duke u ankuar se ndëshkimi ishte shumë i butë dhe ka prekur njerëz të cilët kanë qënë të pafajshëëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje