Australia tërhiqet nga gara, Kupa e Botës 2034 shkon në Arabinë Saudite

Australia tërhiqet nga gara, Kupa e Botës 2034 shkon në Arabinë Saudite

Foto ilustruese

Arabia Saudite me gjasë do jetë organizatorja e Kupës së Botës 2034, kjo pasi vendi arab duket se është i vetëm në garë pas tërheqjes së Australisë nga oferta.

Këtë të martë, FIFA priste një ofertë nga Azia dhe Oqeania për t'u futur në garë si vend organizator për shfaqjen më të madhe sportive në botë, Botërorin 2034.

Presidenti i Federatës së Futbollit në Australi, James Johnson se vendi i tij ishte "eklipsuar nga mundësitë për të pritur këtë event". Australia do futet në garë për Kupën e Azisë së femrave 2026 dhe Kupën e Botës për Klube 2029, duke hequr kështu dorë nga Botërori 2034.

Vendimi i Australisë për të mos vazhduar me Kupën e Botës 2034 e lë Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm të konfirmuar. Arabia Saudite njoftoi se do të konkurronte, vetëm disa minuta pasi organi qeverisës global i futbollit (FIFA) bëri thirrje për ofertat e Azisë dhe Oqeanisë më 4 tetor.

Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, organi drejtues kontinental i sportit të cilit i përket Australia, tha se "e gjithë familja e futbollit aziatik" do të qëndrojë e bashkuar në mbështetje të ofertës saudite.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bir Selmani: 31/10/2023 13:39

    Paraja e PIF bën çudira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat