Pamjet e shpërthimit të një vullkani në në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës Reykjavik, janë bërë virale thotë zyra meteorologjike e vendit. Çarja është rreth 500-700 metra e gjatë në Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes. Shpërthimi i fundit atje ishte rreth 800 vjet më parë. Pamjet ajrore tregojnë se lava po rrëzon rrugën pas shpërthimit. Sipas ekspertëve, ky është fillimi i një procesi që do të zgjasë, ndërsa në të ardhmen e afërme priten shpërthime të tjera, të cilat janë të lidhur me njëri-tjetrin.