Pamjet e dhunës ndaj Bedries nga i shoqi, eksperti i sigurisë Softa: Jo konflikt i zakonshëm, por ferr për të ndjerën! Gazetari Dema: Ka edhe dy video të tjera

Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe një episod dhune i faktuar së fundmi me video kanë orientuar hetimet drejt dhunës në familje dhe kërcënimeve të shpeshta nga burri si shkaktarë që e shtynë 41-vjeçaren të bënte vetëvrasje.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj duke komentuar pamjet me momentet e dhunës që Xhemal Loka ushtronte ndaj të ndjerës, Bedrie tha se nuk bëhet fjalë për një konflikt i zakonshëm.

“Nuk ka qenë një konflikt i zakonshëm por një ferr i vërtetë për atë zonjën. Nuk e di a ka gjë në dorë bashkëshorti në momentin që komunikon me të...”, komenton ai pamjet.

Ai shton më tej se ka edhe një video tjetër që duket se tavolina e dhomës është e thyer e për këtë duhet hetuar nëse ka ndodhur gjatë një episodi tjetër dhune.

“Përveç pistës për shkak të një depresioni dhe lodhje për shkak të marrjes së fotove dhe përdorimit në rrjete sociale. Nëse konflikti ka qenë i gjatë nuk mund të jetë vendimi  çastit. Dhe kur prej një viti denigrohej pse e mori vendimin tani. Një pistë presioni në rrjete sociale dhe e dyta për të parë a ka një person të tretë. Një person jashtë familjes që ka qenë i interesuar për këtë prishje dhe lloj situate që mund të krijonte te kjo zonjë.

Referuar një videoje tjetër që qarkullon bëhet me dije se ajo tavolina aty ka qenë e thyer. Si është thyer tavolina a ka pasur episod tjetër? Gruaja po të kishte marrë ndihmën e parë do kishte shpëtuar. Akuza se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje janë dy akuza për burrin.”

Por nisur nga fakti se e ndjera kishte bërë një denoncim një vit më parë për një profil në Tik-Tok që denigronte figurën e saj, ngrihet pyetja a ka çaluar policia e shtetit në këtë ngjarje?

“Raste të dhunës në familje ka pafundësisht. Rasti i dhunës deri tani nuk është ekspozuar jashtë familjes për familjen Loka. Denoncimi i saj ka qenë vetëm për rastin e profilit në tik tok”, shtoi Softa.

Gazetari Sokol Dema shprehet se ka edhe dy materiale të ngjashme me video që tregojnë konfliktet mes çiftit Loka.

“Kjo video që ka dalë dyshohet se është filmuar para vitit të ri”, tha Dema.

“Edhe sa u përket rrjeteve sociale ka një hetim që po kryhet. Pjesa kryesore e hetimeve është përqendruar te dhuna e bashkëshortit. Janë dhe dy materiale të tjera me video”, shtoi ai.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork