Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi dy ditë më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit në rrugën Rrugën e Kombit ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova Sadik dhe Nesret Osmani.

Në video shihet momenti kur makina “Ford”, që drejtohej nga Sadiku, futet për të parakaluar autobotin, por mjeti tip “Benz-i” që po vinte me shpejtësi e merr para.

Nga goditja e fortë, makina ku udhëtonin viktimat u përplas me një autobot nafte. Një ditë pas aksidentit të rëndë (19 tetor) policia e Kukësit arrestoi shoferin e Benzi-t, Arben Berisha, 58-vjec me origjine nga Tropoja dhe banim në Tiranë.

Berisha po lëvizte me shpejtësi tejet të lartë, ndërkohe që shpejtësia e lejuar ne tunel është 80 km/h. Ai ishte gjobitur disa herë nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit. 58-vjecari bashkë me pasagjeren 26-vjeçare mbeten të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Po kështu u plagos dhe pasagjeri tjetër që udhëtonte ne “Ford” me dy vëllezërit që ndërruan jetë, 44 vjeç nga Kosova.