Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje gjatë hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

Kjo rrugë me 16 km e gjatë në jug të vendit është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore siç thekon kryeministri, shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit.

"Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", shkruan Rama.

Ky tunel është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 31/07/2021 23:07

    Kush e di cpo bejne keta bej 10 Metra dhe hidh ne Facebook turp sa vjet ka qe ka filluar dhe hic gje shqiperia ka me mijera km pa shtruar qe ne kohen kur I hapi hoxha 90 per qind e rrugeve Jan cope cope

    Përgjigju
  • Dritan Shehaj: 31/07/2021 18:30

    U bene 8 vjet qe presim te hapet, ishalla e mbaroni kete mandat o madheri, se vetem foto e video 3d shohim

    Përgjigju
  • Orlando Pelivani: 31/07/2021 14:24

    Duhet te kish ikur me pare.N.q.se nuk e bene vere ai apo "kryetari" i partise do vazhdojne te hane bar.

    Përgjigju
  • Miti: 31/07/2021 14:22

    Tani ose ky nuk di te shkruaje (gje qe e dyshoj fort) ose na merr per budallenj . Tirane-Sarande sot behet per rreth 4 ore e nje cerek. Ne shqip kur thua “e shkurton me 3 ore” do te thote qe rruga do behet per 3 ore me pak pra rreth 1 ore e 15 minuta qe kuptohet eshte e pa mundur. Ne shqip thuhet: distanca Tirane-Sarande do mund te pershkuhet per 3 ore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja