TIRANE-Report TV publikon pamjet e ngjarjes së rëndë pasditen e djeshme në qytetin e Beratit kur një punonjës i bashkisë humbi jetën aksidentalisht, pasi ra nga pema që po priste. Ka qenë ora 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, kur 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj banues në fshatin Kamçisht është ngjitur me shkallë për të prerë një pemë. Në momentin që pema ka rënë ka goditur shkallën, e cila ka përplasur punonjësin, që nuk ishte i lidhur me litar.
Rënia nga lartësia ka qenë fatale, pasi si pasojë e dëmtimeve të shumta ndërroi jetë në vend. Zona është e populluar dhe në atë moment të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë mjaft qytetarë që kanë vrapuar për t'i dhënë ndihmën e parë, por punëtori nuk arriti që të mbijetonte. Për ngjarjen është arrestuar inxhinieri i pyjeve Karafil Bregu 31 vjeç banues në lagjen 'Uznovë' Berat.
Ai akuzohet se nuk kishte marrë masat e mbrojtjes në punë për si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
-
Ketu ne U.S.A.asnje nuk lejohet t'i prese pemet keshtu.Pemeve ketu kur I presin u afrohen me kova vinc(nuk e di si I quajne shqipot),si ato te zjarrfikesve,me sharra elektrike.Por dhe ato nuk jane 100% te sigurta ,para dy vjetesh kam qene deshmimtare gjate nje aksidenti kur po zbukuronin jashte me drita ne cati nje dyqan per Krishtlindje.Kova e vincit dhe kyci qe e lidhte me krahun e vincit u keputen dhe rane perdhe se bashku me personin qe po vinte dritat zbukuruese.Zoteria u plagos rende dhe erdhi ambulance ta merrte.
Përgjigju-
S`na the gje Iris!! Ja pra edhe vinçat ne SHBA u rrezokan si ky i varfri nga pema!
-
-
Ne kete gjendje formati qe ishte Pema prerja e saj behet afer rrenjes , njeri e pret dhe 4 punones te tjere e kontrollojne rrezimin e pemes me anen e litareve, drejtuesi i ketij sektori ne bashki ka pergjegjesi se nuk duhet ta lejonte qe nje person i vetem te bente nje pune te tille
Përgjigju -
Me kete qe ka ndodh duhet te jape dorheqje kryetari i bashkise e deri tek pergjegjesi me i thjeshte i ketij punonjsi te mjere qe per 28000 lek ne muaj humbi jeten,pa sigurim teknik dhe mjete punojne bashkite dhe institucionet shteterore e jo me privati,e mjer ne ku jetojme,behuni krenare o shqiptare se kemi plot gjera per te qene te tille
Përgjigju -
Qe eshte publikuar kane bere mire, se ta kuptojne njerzit se me jeten nuk luhet. Dhe Bashkia te marre masa per te mbrojtur jo vetem punonjesit e saj por edhe popullaten.
Përgjigju -
pergjegjesi shteterore se punonjesit e bashkise nuk trajnohen dhe pa masa mbrojtese ne pune pa siguracion jete e tjera e tjera. Mjafton te votosh e fillon pune te te zgjatet mjerimi.
Përgjigju -
Ngushëllime familjes
Përgjigju -
Per mendimin tim jo cdo gje duhet publikuar sepse kjo nuk perben sensibilizim por vetem shkakton emocione te renda tek familjaret. Ngushellime familjes.
Përgjigju










Komente
Komento