Report TV ka siguruar pamjet e momentit kur u ekzekutua ndërtuesi Eduart Reçi. Në pamje shihet momenti kur Reçi ka dalë në oborrin që ndodhej mes shtëpisë së tij privat dhe pallatit që kishte ndërtuar vetë. 52-vjeçari pasi qëndron pak minuta në këmbë duke parë në telefon shembet menjëherë në tokë.
Pamjet e kamerave të sigurisë mbajnë orën 22.39 minuta të datës 13 nëntor kur pasi ishte vëzhguar për 5 ditë me radhë autorët gjetën momentin dhe me një plumb në kokë vranë ndërtuesin në sheshpushimin e pallatit përballë Fakultetit të Filologjisë në Tiranë në krah të parkut të liqenit.
Sot Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për oficerin e policisë së Komisariatit nr.2, Shkëlqim Dukaj dhe vëllain e tij Florian Dukaj të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reci. Burimet për Report Tv thanë se i dyshuari kryesor, Shkëlqim Dukaj, polic në Komisariatin nr 2 në Tiranë, nuk ka pranuar të japë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen. I vëllai Florian Dukaj, ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit. Policia thotë se ka prova që i implikojnë dy vëllezërit si autorë.
Nga zbardhja, mësohet ishte efektivi Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që ka qëlluar mbi 52-vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e shërbimit informativ shtetëror. Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç e ka ndihmuar.
Shkak dyshohet se ishte një pallat që viktima, Eduart Reçi planifikonte të ndërtonte në një zonë për të cilën dy autorët nuk kanë qenë dakord, si pronarë të një godine pranë vendit të ngjarjes. Në kontroll të lokalit dhe banesës së dy vëllezërve policia ka gjetur një armë zjarri, gjashtë objekte cilindrike të ngjashme me silenciatorë, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike që dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
VIDEO/ Dalin pamjet e rënda të sherrit mes të rinjve te 'Qyteti Studenti', 20 vjeçari mori tre goditje me thikë
26 Nëntor, 13:06
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
VIDEO/ Vrasja e ndërtuesit Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai! Ja çfarë deklaruan në sallën e gjyqit
26 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martin Canit, 14 vjeçari i arrestuar si autor transferohet në burgun e të miturve Kavajë! Mjeku i spitalit privat vonoi 2 ditë epikrizën e tij (EMRI)
26 Nëntor, 10:53
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
Protesta sot pasdite/ PD njoftoi bllokim të qarkullimit, policia i paralajmëron: Vepër penale, organizatorët do mbajnë përgjegjësi
26 Nëntor, 08:50
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
Ky dibrani kishte pushtuar gjithe zonen aty dhe doni merrte pronen edhe vellezerve Duka. Ma sa di dhe kuptoj e ka pas hak plumbin. Prona eshte e shejte.
Përgjigju