Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke shndërruar kryeqytetin shqiptar në një pikë referimi globale për festimet e fundvitit.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka përzgjedhur një fotografi të shkrepur gjatë kësaj nate si një nga imazhet më përfaqësuese, duke ilustruar bukurinë dhe emocionet që përfshinë qytetin. Kjo përzgjedhje e vendos Tiranën në fokusin e botës, duke promovuar një imazh pozitiv dhe dinamik të kryeqytetit shqiptar.
Ndërkohë, gazeta prestigjioze Bild e ka përdorur po të njëjtën fotografi për të ilustruar mënyrën unike se si qytete të ndryshme të botës mirëpritën Vitin e Ri. Postimi i tyre në Instagram ka gjeneruar mbi 80,000 pëlqime, një sukses që reflekton interesin dhe vlerësimin e audiencës globale për momentet e festës në Tiranë.
Tirana vazhdon të spikasë si një qendër që ndërthur traditën dhe modernitetin, duke ofruar një eksperiencë unike për banorët dhe vizitorët.
Mire e ka ai nipi i Fidel Kastros. Kishte lezet ne kohen e Saliut. Kudo koiska
Përgjigju80 000 like! Sa nga keto jane nga bashkepatriotet?
Përgjigjutirana vend i rrumujes ku mashtruesit e hajdutet politikane kan marre ne dore kryeqytetin , shpresen qytetaret e kane vec ke spak
PërgjigjuPer turp. Tamam fshati ne feste.
PërgjigjuKu jeni o berishiste komentues perse nuk komentoni per punen qe ka bere Bashkia e tiranes nen drejtimin e qeverise , apo ju Zurigo goja lesh nga te sharat .Rofshin shqiptaret e vertete qe e duan atdheun e tyre
PërgjigjuSka nevoje per komente Mara, se sa te kemi ate „ atdhetarin e madh“ Haçkaj, qe ben opozitarin ne rrjete sociale diten dhe ne darke takohet me qeveritaret per kocken e rradhes, komentet jane te teperta.
Ne fakt ,është për të ardhur keq sepse festojmë dhe një vit zie për gjithë ato shqiptarë që largohen për një jetesë më të mirë ! Që prej 2013 mbi 1 mil shqiptarë janë larguar nga vëndi i tyre që ofron rroga afrikane ,kushte jetese të një niveli të botës së 3 -të dhe trajtim a-njerëzor! Gëzuar Shqipëri !
Tirana eshte nje nga qytetet me cilesine e ajrit me te keqe ne Evrope dhe ndoshta ne bote por per ne si gjithmone ka rendesi me teper se si dukemi ne syte e botes, fasada ka me teper rendesi se permbajtja (sic thote dhe artikulli:"imazh pozitiv dhe dinamik")