Pamjet filmike/ Vrasja për një karikues e Marvi Mihalit, gjykata bën kthesën e papritur

Pamjet filmike/ Vrasja për një karikues e Marvi Mihalit, gjykata bën kthesën e papritur

Marvi Mihali

Gjykata e Tiranës ka bërë dje kthesën e madhe dhe ka vendosur të administrojë pamjet filmike të vrasjes së tmerrshme të të riut Marvi Mihali. Kërkesa për marrjen e kësaj prove ishte paraqitur nga prokuroria, por avokatët kishin kundërshtuar me argumentin se nuk ndryshon asgjë në proces.

Kjo solli reagimin e ashpër në sallën e gjyqit të prindërve të viktimës. Gjatë seancës, avokati Agron Gurabardhi tha se do të dorëzojë dy vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla, të cilët janë në arrati me qëllim që të japin versionin e tyre për ngjarjen. “Unë si avokat kam kërkuar që ata të vijnë këtu.

Pastaj ata do vendosin nëse duhet të vijnë apo jo. Unë i kam kërkuar që të vijnë sepse jam i bindur në pafajësinë e tyre për këtë akuzë”-tha avokati Gurabardhi. Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre edhe dëshmitarët e thirrur nga gjykata. Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë