Një lokal është gjobitur nga Policia në Tiranë pasi kishte thyer urdhrin e qeverisë duke qëndruar hapur dhe duke ofruar kafe për qytetarët. Policia ndërhyri në një aksion duke nxjerrë jashtë qytetarët, ndërsa u plotësua gjoba për njësinë tregtare, me 100 mijë lekë të rinj.
Gjatë 24 orëve të fundit në total janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative
1 person ka shkelur vetëkarantiminim në Tiranë dhe është gjobitur me 7 qind mijë lekë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të makinës.
223 qytetarë u gjobitën me 10 mijë lekë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim të makinës për 3 muaj, 2 qytetarë, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
-
Jam nënë e divorcuar, me 2 vajza dhe shpi me qera në Kavajë.Me pare shisja rroba te perdorues nxirrja bukën po tani ç'do bëj,kam aplikuar ne portalin e Rames po askush nuk ndihmon .Sa kam hequr tiroiden,kam operuar këmben ,ca do bëhet me fëmijët e mi? Faleminderit
Përgjigju -
Hajde shikoni ne Shkoder ku shteti dhe policia nuk ekzistojne por marrin vetem rrogat nga taksat tona dhe bejn sehir.Vetem Tirana Tirana Tirana.... Shqiperia nuk esht vetem Tirane o shtet leshi.
Përgjigju -
edhe cingar edhe pa leshuar kupon tatimor. Qenka per sekuestrim.
Përgjigju -
po ca jan kta ajd shikoni ne vlor ca behet as orare asgje pin kafe raki byth me byth
Përgjigju












Komente
Komento