Abuzuan me çmimet e artikujve agroushqimor, 9 tregtarë në hetim në Durrës

Abuzuan me çmimet e artikujve agroushqimor, 9 tregtarë në hetim në Durrës

Policia e Durrës ka hetuar 9 tregtarë të cilët kanë abuzuar me çmimet në periudhën e koronavirusit. Ngë këta nëntë, tre tregtarë tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 të tjerë tregtonin artikuj me pakicë. Sipas hetimeve rezulton se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.

Në hetim u vunë:

I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.

B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.

Edhe më parë, nga drejtoria e Policisë së Durrësit janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin  me çmimet.

"Kontrollet do vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet", njofton policia.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/04/2020 15:12

    Mos i lini me fshatarët gëk të bejne! 30 vjet fshatarët derrmuan dhe qelben republiken duke u sjelle keq edhe me njerezit e qyteteruar. Futuani këmbët ne nje kepuce plerave qe të kuptojne se perfundimisht doli Macja. Dërrmoni minjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren