Pamjet/ ‘Qafa Valbonës’, ndër bukuritë alpine më të vizituara nga turistët këtë sezon

Alpet e veriut të Shqipërisë janë ndër më të vizituarat jo vetëm nga shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë që vijnë për pushime, por edhe nga shumë turistë të huaj, të apasionuar pas bukurive të egra të natyrës dhe alpinizmit.

Një prej këtyre pikave më tërheqëse dhe të preferuara është edhe “Qafa e Valbonës”, në zonën e thellë të Tropojës, në qarkun e Kukësit. Dhe ka qenë kryeministri Edi Rama që sot e ka nisur ditën e punës me një postim-video në rrjetin social Facebook, ku i përshëndet të gjithë me pamjet nga kjo panoramë mahnitëse.

Ai thekson se “këtë sezon kjo bukuri e natyrës është vizituar si asnjëherë më parë nga turistët”. Dhe këtë e kanë bërë që përveç diellit në zonat bregdetare, “të zgjedhin edhe fresiknë e maleve, për një përvojë fantastike”.

Postimi i kryeministrit:

“MIRËMËNGJES

dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike #AlbaniaAllSenses, ju uroj një ditë të bukur”.

“Qafa e Valbonës”, një nga atraksionet e alpeve shqiptare, me lartësi 1759 metra

“Qafa e Valbonës” është një nga atraksionet me kryesore të zonës apo luginës me të njëjtën emër, që ndodhet mes malësive të Shkodrës dhe Tropojës. Konkretisht kjo qafë bën lidhjen edhe me zonën turistike të Thethit, pikërisht përmes qafës në fjalë. Cilësohet edhe si “një shteg epik për krejt Alpet Shqiptare i kërkuar dhe përshkuar nga shumë udhëtarë shqiptarë e të huaj çdo sezon”.

Qafa malore është e vendosur në një lartësi 1759 metra mbi nivelin e detit dhe e rrethuar nga maja të tjera me të larta, si “Maja e Alisë” apo “Maja e Hekurave”. Shtegu i kalimit këmbësor fillon në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam të Njësisë Shalë në Shkodër, në pjesën e sipërme të luginës së Valbonës dhe konsiston ne 9.5 km shteg.

Kalimi i qafës mund të bëhet nga të dyja krahët, Valbonë-Theth apo Theth-Valbonë, por nëse ecja nis nga Valbona, itinerari është më i lehtë për t’u përshkuar.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futu: 14/08/2024 11:56

    Po Z. Kryeminister. Bukur Alper, e gezueshme kur sheh te husk qe vijne e na vizitojne vendin tone. Por, a i sheh apo te njoftojne per mbeturinat, per shishet plastike neper perronj, letrat dhe kanoçet e birrave ànash rrugeve? Para tre ditesh, rrugetimi une: Tirane-Shkoder-Theth ishte i mundimshem nga dalja e Lezhes. Tirane-Lezhe 3h, Shkoder-Thery 1.5h. Por ajo qe na deshperoi ishin mbeturinat. Qe ne Qafë të Thores fillon e shikon grumbuj mbeturinash. Nga Thethi deri ne Ndërlysaj, shumë lazare te tejmbushur me plehra. Kuptohet qe shteti s’ka shume forcë sepse thethjanët jane bere si grupi mafiozet: duhet te paguash vetem ne lek. Hôtelet jane me kushte skandaloze dhe çmimet e pajustifikueshme per sherbimin. Ky turizmit mund te zgjasi edhe disa vite, Por duhet nje plan me afatgjate. Pastrojini Alper Z. Rama, mirrni masa dhe punesoni njerez per pastrim. Po te dini t’i vilni taksat malësoreve ashtu siç ia mblidhni tek tregu i Çamëve, mbase do ishte me e lehte te mirmbani rrogen! Gezuar!

    Përgjigju
  • Alban Luma: 14/08/2024 11:55

    Ore jeni bere te padurueshem. Turizmi, turizmi, turizmi. Kjo shprehje e Rames me kujton nje ngjarje tragji-komike ndodhur ne vitet e komunizmit ne Krujë. Një punëtor transporti në Ndermarjen Komunale të qytetit kishte mangesi mendore. Shoferi I ZIS-it e merrte në kabinë pasi e respektonte se ishte shumë punëtor. Por për të bërë shaka ai I thotë punëtorit që të lexonte të gjitha parullat që ishin shkruar rrugës nga Fushë-Kruja në Krujë , përndryshe do ta nxirrte në karroceri. Punëtori filloi nga Fushë-Kruja të lexonte parullat. Pasi I lexonte ai shprehej triumfator dhe I gezuar duke thirrur pas parulles emrin e tij. Si psh.”Lavdi PPSH-se”-Brahim Metani. “Rrofte shoku Enver Hoxha”-Brahim Metani e kështu me radhë I lexoi parullat e komunizmit deri në Krujë. Kryeministri ynë më kujton me këtë rast Brahim Metanin që pas çdo gjëje thotë: “Turizmi, turizmi, turizmi”. Atëherë “Lavdi Turizmit”-Edi Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0