Pamjet që nuk u panë gjatë performancës së Dua Lipës në “Sunny Hill”, momenti kur i dedikoi këngë fanses (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka elektrizuar skenën e “Sunny Hill” me performancën e saj, por një moment i ka dhuruar emocione të paharrueshme fanses së saj. Në një video që po bëhet virale, Dua thotë se këngën ia dedikon një fanseje, me të cilën kishte shkëmbim shikimesh gjatë të gjithë performancës.

“Duhet të them, ndihem sikur unë dhe ti kemi një moment, ti më shikoje mua unë të shikoja ty. Ne po i këndonim njëra-tjetrës… Do të ta dedikoj këtë këngë ty”– u shpreh ylli me famë botërore para se të nisë të këndojë duke parë drejt fanses.

Ajo identifikohet me emrin Alma dhe krahas videos ka shkruar: “Dua Lipa duke më dedikuar një këngë mua më bën gruan më lumtur të Tokë. Le të themi se po vdisja hihihi.”

Dua Lipa performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ dhe të tjera si Neë rules, Levitating, Don’t start noë, Break my heart, apo Be The One. Dua ishte kujdesur që të merrte balerina për ta shoqëruar gjatë të gjithë perfomancës. Ndërkohë ‘Sunny Hill’ do realizohet edhe në vendin tonë në datat 26,27,28 gusht.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë