Në Durrës po shkon drejt përfundimit ndërtimi i parkut të madh urban për fëmijë e të rritur “Vala”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë.
Pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, parku “Vala” i shtohet infrastrukturës së qytetit duke sjell më tepër hapësira argëtuese.
Rama tha se kjo është një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, si dhe hapësira plot gjelbërim.
Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”.
Po në Tiranë?!..mund t'a ndërtoni një Park identik e të gjelbër..aty poshtë Digës së Liqenit të Tiranës... midis Pishinave e RR.se Kosovarëve !!
Përgjigju