Pas 6 orësh kërkimesh intensive nga policia australiane, është arritur që të gjendet foshnja 20 muajshe e rrëmbyer nga 31 vjeçar, i cili dyshohet se vuante nga skizofrenia. I riu, i cili mbante maskë dhe doreza, ishte futur në një shtëpi në Brisbane rreth orës 4 të mëngjesit dhe kishte rrëmbyer vogëlushin, për ta dërguar më pas në një shtëpi të braktisur.
Zhdukja e papritur e djaloshit, ishte pikasur nga gjyshi i tij, i cili kishte parë derën e dhomës së vogëlushit hapur dhe prindërit zbuluan shumë shpejt çdo gjë nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Fatmirësisht vogëlushi nuk ka pësuar lëndime dhe rrëmbyesi është arrestuar nga policia.