Gjermani- Kati i parë i një hoteli në zonat më piktoreske dhe turistike të Gjermanisë u shemb, duke vrarë të paktën 1 person dhe plagosur 8 të tjerë.
Mediat ndërkombëtare raportuan se 14 të ftuar po qëndronin në hotelin në Kroev, një qytet i vogël në lumin Moselle, në perëndim të vendit, kur një kat i ndërtesës u shemb tërësisht rreth orës 23:00 të së martës.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë edhe në këto orë, për të nxjerrë gjallë apo vdekur persona të tjerë që besohet se kanë ngecur nën rrënoja, shkruan “La Repubblica.

Momenti kur zjarrfikësit gjermanë shpëtojnë një prej turisteve
Reuters raporton se ngjarja ndodhi në bregun e Moselle, në një zonë të rritjes së verës në Rhineland-Pfalz. Kurse shtypi gjerman nënvizoi se shkaku i ngjarjes nuk dihet ende. Të paktën një nga personat konfirmohet se ndodhet ende nën rrënoja dhe sipas po mediave gjermane që citojnë policinë, është një fëmijë, por që fatmirësisht është gjallë dhe në gjendje optimale shëndetësore.
Kroev ndodhet rreth njëqind kilometra larg Frankfurtit, jo shumë larg kufirit me Luksemburgun, konkretisht rreth 100 kilometra (60 milje) në perëndim të Frankfurtit.

Hoteli në Kroev, pas shembjes
Operacionet e shpëtimit, raporton policia, vështirësohen shumë nga paqëndrueshmëria e pjesës së pallatit që nuk është shembur dhe gjasat për shembje të mëtejshme. Rreth tridhjetë persona që ndodheshin në ndërtesat aty pranë u evakuuan gjithashtu për shkak të rrezikut të dëmeve që mund të shkaktonte një shembje e plotë në mjedisin përreth.
Rajoni i Moselës është një destinacion popullor turistik veror, me vreshtat dhe kështjellat e tij piktoreske, por duket se së fundmi edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe erozionit, po kthehet në rrezik për aksidente apo katasfrofa.
A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush, po tërhiqeni nga disa vlera
15 Shkurt, 14:42
-
Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën
15 Shkurt, 11:34
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55