Pamjet virale pas protestës së Berishës, qytetari pastron këpucët me flamurin e PD (VIDEO)

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një protestë të dhunshme për të marrë selinë e PD. U përdorën shkallët, levat, varetë, çekiçët dhe trapanët që ndihmuan Berishën të merrte vetëm katin e parë të selisë blu. Pamjet janë të rënda, të ngjashme me një fushëbetejë pas një lufte të fortë.

Pas thirrjeve të ish-kryeministrit për t'u larguar dhe premtimit për t'u riorganizuar, një qytetar ka zgjedhur të pastrojë këpucët me flamurin e Partisë Demokratike dhe videoja është bërë virale në rrjet. Lidhur me protestën e sotme, policia ndërhyri duke i dhënë fund përplasjes dhe dhunës, duke e rrethuar 'shtëpinë e demokratëve' me shirit 'skenë krimi'.

Të 'armatosur' me mllef protestuesit nuk pritën orën 12:00, kur ishte parashikuar nisja e protestës, por nisën mësymjen një orë përpara, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata morën katin e parë të godinës, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë. Lart edhe kreu i PD kishte marrë masat. Lulzim Basha i rrethuar nga drejtues të forcës së tij politike, e kishte rrethuar veten edhe më mbështetës, të aftë për ta mbrojtur edhe nga sulmi fizik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore