Pampuri jep këshillat: Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë...largohuni nga bisedat që ju ngarkojnë emocionalisht

Pampuri jep këshillat: Si të kujdesemi për shëndetin mendor në karantinë...largohuni nga bisedat që ju ngarkojnë emocionalisht

Ish- deputetja e PD-së, Orjola Pampuri

TIRANË- Kjo situatë e vetëizolimit në shtëpi, do të kalojë herët ose vonë, por ajo që është shumë e rëndësishme është që të kujdeseni për veten, duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe shëndetit mendor.

Ish- deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, me profesion psikologe, ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme si ta kalojmë sa më lehtë qëndrimin në shtëpi. "Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. Mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen", shkruan mes të tjerave Pampuri. Qëndroni aktiv, çdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje, janë disa nga këshillat që ish- deputetja jep në këto ditë të vështira. 

Deklarata e plotë
Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe. Një shëndet I mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh.

Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë. Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë:  Çfarë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, çfarë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë.

Besoj kjo është panorama e gjendjes së secilit prej nesh në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithë kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cenojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsesion të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirëqenien e shëndetit tonë mendor. Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrëdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që çdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t’i shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.

Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t’ju dëgjojë e pse jo dhe t’ju këshillojë. Sot në qendër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t’ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me diçka tjetër që do t’ju bënte të ndjeheshit mirë. Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë. Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t’i shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, çdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje. Kështu do të mund t’i shpëtoni stresit I cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse i tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.

Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqendroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH. Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht.

Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta eksperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.

Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qenia njerëzore duhet ndonjëherë të eksperimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është. Kjo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim.

Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/03/2020 03:00

    Per te gjithe ju komentuesit e meposhtem:Nje njeri mund ta urreni per 1000 arsye ,por pse ju eresohet gjykimi edhe kur thuhet dicka e mire? Kaq te ngurtesuar e keni mendjen edhe ndaj opinioneve pozitiviste?

    Përgjigju
  • VISI: 17/03/2020 12:59

    KJO KA TE DREJT SHA MUTE KOT KJO DO ATE TE VER LLAPES QE TI VIJ MENDJA NE VEND

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 17/03/2020 12:12

    Fytyre pampers-ja jep leksion.

    Përgjigju
  • Luli: 17/03/2020 11:29

    Pushoni ju njehere me vrerin qe villni perdite si te cartur. Ju s'dini gje normalisht jo me ne kriza. Rrace e keqe na e shpifet

    Përgjigju
  • Ada: 17/03/2020 11:17

    Fytyre e urryer! Qe nga debati me mjekun ne opinion, kjo femer nuk shihet më me sy. Plehre e ke pak!

    Përgjigju
  • Niku: 17/03/2020 11:14

    Ik moj lëtyre ti te acaron je e vetmja që gëzon në këtë situatë..

    Përgjigju
  • Juri: 17/03/2020 10:39

    Si fillikm duke mos ju pare surratin juve.Besoj qe ky eshte hap i rendesishem per shendetin mendor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve