PAN siguron 62 vota për formimin
e qeverisë me Kryeministër Haradinaj

PAN siguron 62 vota për formimin<br />e qeverisë me Kryeministër Haradinaj
Koalicioni PDK- AAK- NISMA përfundimisht i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, me kryeministër Ramush Haradinaj.

Kështu kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda koalicionit PAN.

Sipas këtyre burimeve, koalicioni PAN i ka 62 vota për ta formuar qeverinë. 

“PAN nuk ka më interes që brenda koalicionit ta marrë AKR-në e Behgjet Pacollit dhe kësisoj drejtuesit e saj kanë vendosur që të tërheqin ofertën në drejtim të këdaj partie”, thonë këto burime.

Ndërkaq, Pacolli disa herë ka deklaruar se me asnjë kusht nuk hyn në koalicionin me PAN-in, duke paralajmëruar se do t’i qëndroj besnik koalicionit LAA.

Po ashtu gjatë ditës së sotme kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këtë takim, Haradinaj i ka konfirmuar presidentit se ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë.

Nga zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni PAN doli i pari me 39 deputetë, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 32 dhe Koalicioni LDK- AKR- Alternativa, me 29. / GazetaBlic.com


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin