Fermerët shprehen se kërkojnë më shumë ndihmë nga shtetit për kultivimin e luleshtrydhes.
“Sezoni zgjat sipas varietetit që kemi, zakonisht fillon në shkurt deri në fund të qershorit”, tregun e shitjes e kemi disi keq. Vijnë nga Tirana, eksporti disi por kemi hasur gjithmonë vështirësi"
“Varieteti ‘Sarina” vjen nga Polonia. Mund të ketë shije dardhe, qershie dhe molle miks vetëm në një luleshtrydhe”, thonë fermerët.
Pavarësisht breshërit dhe dëborës të rënë pak muaj më parë, luleshtrydhja në zonën e Frakullës ka vijuar të kultivohet dhe tashmë kanë nisur shitjet. Shumica e tregut vendas furnizohet me luleshtrydhen e Frakullës.
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se qëllimi i këtij panairi është të promovojmë vlerat e zonës, sidomos të luleshtrydhes.
I pranishëm në këtë panair ishte edhe deputeti i zonës Gramoz Ruçi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com