“Pavarësisht se jemi në shkollë, u munduam që të vinim të shihnim librat e rinj. Jam e lumtur të shoh që rinia është ende e dashuruar pas librave dhe jo pas rrjeteve sociale. Shpresoj që të vazhdojë kështu sepse libri është pasuria më madhe e njeriut. Në fakt prisja që panairi i sivjetshëm të ishte një bum i vërtetë. Çmimet janë normale nuk janë të shtrenjta.”, thonë të rinjtë.
Ndërkohë botuesit kanë bërë një formë proteste paqësore në muret e Pallatit të Kongreseve, ku kanë ngritur shqetësimin e tyre që lidhet me mungesën e mbështetjes nga politikat shtetërore, taksat, tatimin e vlerës së shtuar apo cilësinë e letrës.
Në këtë vit sipas kryetarit të shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri gjendja ekonomiko-financiare nuk lejon prezantimin në nivelin më të lartë të librit, autorëve, titujve të rinj apo ribotimeve. Në ditën e parë të panairit kanë nisur edhe promovimet e librave më të rinj nga shtëpitë botuese.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO










