Panairi i Librit në Ulqin bën bashkë 50 shtëpi botuese nga trevat shqipfolëse

Instituti i Librit edhe Promocionit organizon Panairin e Librit “Ulqin 2019”. Në këtë edicion të 19-të janë bërë bashkë shumë organizatorë me dëshirën, që në rajon të ketë marrëdhënie institucionale, por edhe mënyra të ndryshme komunikimi mes shqiptarëve, që jetojnë jashtë atdheut edhe fqinjëve. Botuesja Irena Toçi na shpjegon qëllimin edhe risitë e këtij edicioni.

“Panairi i Librit prej 19 vitesh i ka shërbyer qëllimit për ta bërë jetën më të paqtë për jetën mes popujve tanë. Ky është një Panair që ekspozohen librat nga një panair në tjetrin. Edhe nuk janë pak. Janë një numër i shumtë që botohen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni edhe në Mal të Zi. Për herë të parë i është bashkuar edhe një nga shtëpitë më të rëndësishme në gjuhën boshnjake”, shprehet botuesja Irena Toçi.

Në panair marrin pjesë rreth 50 botues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia edhe Mali i Zi. Dy çmimet që do të jepen për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë panair janë: “Liburnia”, që simbolizon anijen e kohëve të lashta në Ulqin edhe “Ulliri”, që simbolizon paqen mes njerëzve.

“Veç produktit libror, janë edhe dy çmime letrare, që ne vendosëm që t’i pagëzojmë, që lidhen metaforikisht me simbolet e qytetit të Ulqinit edhe kanë një lidhje edhe me letërsinë. Në këtë mënyrë synojmë që të nxisim letërsinë që dalin në të dyja gjuhët edhe të nxjerrim çdo vit autorin më të mirë, që shkruan në prozë edhe librin më të mirë për fëmijë. Njëri çmim titullohet “Liburnia”, anije e kohëve të lashta, që është në siglën e Ulqinit, që mund të çojë edhe të përcjellë në të dyja brigjet atë që është më e mira në letërsitë tona. Ndërsa, tjetri është Ulliri, që simbolizon paqen. Këto janë dy çmimet që kanë bërë bashkë emra nga më të rëndësishëm. Pjesa më e madhe e tyre është në gjuhën shqipe. Kryetari i kësaj jurie është Ali Aliu, ndërsa dy anëtarët e tjetër janë Behar Gjoka edhe kryetari i Art-klubit të Malit të Zi, Ismet Kallava. Të tre po punojnë që prej një muaj për të parë të gjithë prurjet, sidomos në fushën e prozës. Në këtë Panair marrin pjesë rreth 50 botues, nga Shqipëria, Mali i Zi,  Maqedonia edhe Kosova, që kanë sjellë në këtë garë të bukur emra të mëdhenj, si Fatos Kongoli, Mehmet Kraja, Ridvan Dibra apo Ylljet Aliçka etj”, thotë botuesja.

Më tej Irena Toçi shton se këto çmime nuk janë thjesht çmime letrare, por nëpërmjet vpanairit synohet edhe një mesash politik për paqen në rajon.

“Nuk është vetëm Instituti i Librit edhe Promocionit organizator i këtij panairi, i cili koordinon punët mes dy shtetet, por pa ndihmën e Komunës së Ulqinit apo organizatave që operojnë në Ulqin, ky panair do të ishte i pamundur. Falë këtij bashkëpunimi shpresojmë që sivjet të kemi një nga panairet më të mirë që kemi zhvilluar gjatë këtyre 19 viteve, ku do të jenë prezentë edhe të katërt ministrat e Kulturës në ceremoninë e çeljes, që do të jenë të pranishëm edhe do të japin mesazhet e tyre në këtë panair, që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen në rajon”, shprehet Toçi.

Panairi i Librit do të zhvillohet nga data 26 deri në 31 korrik në Ulqin.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren