Libri në pandemi, botuesit: S’kemi pasur mbështetje nga institucionet, të ulen taksat!

Ndonëse, pandemia COVID 19 e gjeti të përgatitur gjithë botën, botuesit na rrëfejnë se puna e tyre nuk ka ndalur as gjatë karantinës, duke bërë që redaksitë përkatëse të zhvendosen në shtëpi, për të qenë me libra të rinj pranë lexuesit.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë! Shoku i momentit të parë ishte shumë i fortë. Ndikoi për keq edhe në punën tonë. Biznesi i librit është një nga më të brishtët, por njeriu duhet të gjejë rrugëzgjidhje dhe kur ka vështirësi, prandaj e pamë të udhës që të mos ndalonin. Riorganizuam punën, pjesa më e madhe e stafit punoi nga shtëpia, një pjesë nga redaksia”, shprehet botuesja Irena Toçi.

“E dimë të gjithë, që kjo ishte një situatë shqetësuese dhe nga ana psikologjike, që ndikoi padyshim në të gjithë punën tonë. Ne vazhduam punën, edhe pse kishim një rënie të rendimentit 20 deri 25 për qind, vijuam për të arritur detyrat tona. Ne këtë periudhë kemi botuar libra të rëndësishëm, tre nga kultura kineze, libra për fëmijë, por edhe të tjerë që janë pritur mirë nga lexuesi”, thotë botuesi i Petrit Ymeri.

“Të them të drejtën ishte e vështirë, që të linim redaksitë edhe t’i ktheheshim shtëpisë, por gjatë gjithë kohës jemi munduar që të punojmë nga shtëpitë, duke u bashkërenduar me autorët edhe bashkëpunëtorët për të mos ndalur punën”, shprehet botuesja Anila Bisha.

Botuesit bëjnë apel edhe për më shumë mbështetje financiare nga institucionet, të paktën në minimizim të taksave për libraritë edhe për autorët.

“Ajo që mund të bëhet në vazhdim, është që të lehtësohemi nga taksat e bashkisë, të paktën për libraritë për këtë vit të bëhen zero”, thotë Toçi.

“Më vjen keq që të them se s'kemi gjetur mbështetje as me fjalë, jo më me vepra. Kemi bërë mjaft kërkesa në Ministri të Kulturës edhe në bashki, por duket sikur institucionet për punën me librin nuk ekzistojnë. Jo vetëm që Këshilli Kombëtar i Librit në MK nuk është mbledhur, por as ministrja e Kulturës, se di me çfarë merret, por me librin nuk merret”, thotë botuesi Ymeri, i cili është njëkohësisht edhe kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

“Një librar i falimentuar për ne është një humbje shumë e madhe. S’duhet që të mbështetemi sa për të financuar një libër, por me vendime me impakt-financiar, që do të na lehtësonin ne në punën tonë. Autorët tanë kur ne u paguajmë të drejtën e botimit paguajnë 15 për qind, pra është një komunitet i vogël që duhet inkurajuar, duke pas një lehtësim fiskal për ta. Zbritja nga 15 për qind në 6 për qind, siç e kanë gjithë vendet e botës do të ishte një gjë shumë e mirë”, përfundon botuesja Bisha.

Ndërkohë, shoqata e botuesve shqiptarë ka nisur edhe punën për rezervimet e hapësirave për Panairin e Librit në Nëntor 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin