Panairi i Librit Tirana 2016
sfidon shiun, vërshojnë lexuesit

Panairi i Librit Tirana 2016<br />sfidon shiun, vërshojnë lexuesit
Panairi i Librit Tirana 2016 është çelur zyrtarisht në një konferencë të mbajtur në Pallatin e Kongreseve me botues, shkrimtarë dhe përfaqësues të politikës.

Në një tryezë të rrumbullakët botuesit dhe pjesëmarrësit kanë diskutuar për problemet e shpërndarjes së librit dhe marrëdhëniet me lexuesit.

Gjatë diskutimeve është theksuar se duhen ndjekur programe dhe politika kulturore të organizuara ku letërsia e mirë dhe libri cilësor të mund t’i ofrohet lexuesit, përpara reklamave të shndritshme të librave bestseller. 

Në çelje të panairit është vënë re se lexuesit dhe dashamirësit e librit kanë vërshuar në të gjitha stendat e shtëpive botuese për të pasur në dorë libra të rinj.

Një interes të madh për librat tregojnë edhe fëmijët të cilët të shoqëruar me prindërit e tyre presin me padurim për librin që do të blejnë.

[gallery]19563[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin