Ceremonia e edicionit të 18- të të panairit të Librit “Tirana 2015” do të mbahet sot në orën 11.00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve. Siç duket nga programi i panairit, këtë vit do të trajtohet më gjerësisht edhe letërsia shqipe e shkruar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe ajo në mërgim, si dhe kultura e arbëreshëve të Italisë dhe ajo e Çamërisë. Disa nga zhvillimet më interesante janë promovimi i Revistës “Ylli i dritës me përmbajtje të kulturës arbëreshe. Promovimi i librit “Dardania – Kërkime dhe studime arkeologjike” me autorë Muzafer Korkutin, Luan Përzhitën e Kemajl Lucin; “Në flakët e Izmirit” në praninë e autorit grek Dinos Koubatis, etj.
Një ngjarje interesante do të jetë edhe konferenca e studiueses së njohur italiane Lucia Nadin për “Perspektivat e studimit dhe kërkimit mbi Shqipërinë”, që do të mbahet në stendën e Institutit Italian të Kulturës, etj. Në panair do të ketë edhe tryeza të rrumbullakëta, ku do të trajtohen problemet e tilla si “Editoria shqiptare, libri digjital dhe self publishing. A po i ndryshon teknologjia e ëeb-it (edhe) botimet tona?”. Rreth kësaj teme do të mbahet një konferencë e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, ku do të referojnë, Bujar Hudhri – E ardhmja e librit në botimet shqiptare, a jemi të vonuar për e-book-un?, Artan Fuga – Shkrimi në web, përparësi dhe kufizime, Mariana Ymeri – Libër letër apo digjital: mjafton të lexohet (rezultate të një anketimi), Agim Baçi – Nga optika e një lexuesi, etj.
Panairi i librit “Tirana 2015” vjen me temën “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”.
Programi i plotë i aktiviteteve është:
E mërkurë 11/11/2015
11:00 Ceremonia e hapjes së Panairit të 18 të Librit “Tirana 2015” – salla ovale.
13:00-14:00 “Shpërngulja e të vdekurve”, autor Kim Mehmeti, Sh. B. Saras – salla ovale.
17:00-18:00 “Mërzia” dhe “Konformisti”, autor Alberto Moravia, me praninë e studiuesit italian prof. Angelo Fàvaro – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-20:00 “Friderich Hayek: liberalizmi përballë etatizmit?”, autor Adrian Civici – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Edhe një shqip. 31 intervista”, autore Rudina Xhunga – stenda e UET Press.
E Enjte 12/11/2015
11:00-12:00: “Editoria shqiptare, libri digjital dhe self publishing. A po i ndryshon teknologjia e ëeb-it (edhe) botimet tona?” – Konferencë e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare – salla ovale.
Referojnë, Bujar Hudhri – E ardhmja e librit në botimet shqiptare, a jemi të vonuar për e-book-un?, Artan Fuga – Shkrimi në ëeb, përparësi dhe kufizime, Mariana Ymeri – Libër letër apo digjital: mjafton të lexohet (rezultate të një anketimi)., Agim Baçi – Nga optika e një lexuesi: ebook-u dh Anxhela Lepuri – E ardhmja e librit janë të rinjtë.
12:30-14:00 Workshop: “Realizimi i një libri digjital: njohuri të thjeshta”. Organizator Shoqata e Botuesve Shqiptarë – salla ovale. Migel Xhavara – Formatet dhe teknologjitë e e-book. Gejsi Tafa – Aplikacione të tjera që ndihmojnë self publishing edhe në Shqipëri.
11:00 “Gotat e kristalit”, autore Zharina Sinani – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 Francesco Altimari prezanton librin “Ura e Arbërit” – stenda e Institutit Italian të Kulturës.
12:00 “Dhe zemra ime e tejdukshme”, e pranishme autorja Veronique Ovaldé – stenda e Sh. B. Toena.
13:00 “Shpirti im në arsim”, autore Lumturi Vladi – stenda e Sh. B. Toena.
17:00-18:00 Prezantime të Botimeve Françeskane, Botimet Françeskane – salla ovale.
Në panel: Ardian Ndreca, Matteo Mandala, Françesko Altimari, Persida Asllani, Italo Sarro dhe Atë Viktor Demaj
Prezantimi i numrit të ri monografik të revistës Hylli i Dritës (1-2, 2015), kushtuar botës arbëreshe. Prezantim i librit të Italo Sarros, Kontribut për historinë kishtare të Shqipërisë së Epërme shek. XVII-XIX, Botimet Françeskane, Shkodër, 2015. Prezantime të Kuvendit II (1871) dhe Kuvendit III (1895) të Arbrit, Botimet Françeskane, Shkodër 2015. Prezantim i projekteve të afërme për botim.
16:00 “Dikush si ti”, autore Sarah Dessen – stenda e Sh. B. Toena.
17:00 “Mbrojtja e minoriteteve dhe trajtimi i tyre në Shqipëri”, autore Jonlinda Hada – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-19:00 “Migrimi i varfërisë”, autor Kosta Barjaba, Akademia e Shkencave të Shqipërisë – salla ovale.
18:00-20:00 “Edhe një herë për shansin gjerman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e luftës”, autor Shpëtim Çaushi – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Romani postmodern shqiptar”, autor Adil Olluri – stenda e UET Press.
18:00 “Të gjallë dhe të vdekur”, autor Ilirian Zhupa – stenda e Sh. B. Toena.
19:00-20:00 “Çamëria, vështrim historik dhe etno-kulturor”, autorë Pëllumb Xhufi, Hajredin Isufi, Bashkim Kuçuku, Dorian Koçi, Instituti i Studimeve për Çamërinë – salla ovale.
E Premte 13/11/2015
10:00 “Mbi kuaj ëndrrash”, autor Fatmir R. Gjata – stenda e Sh. B. Toena.
11:00-12:00 “Shkrimtari dhe bota”, autor V. S Naipaul, dhe “Treni i natës”, autor Martin Amis, Sh. B. Saras – salla ovale.
11:00-12:00 Prezantim i projektit fitues “Storytelling the Life”, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Shtëpia Botuese DITURIA – stenda e Sh. B. DITURIA
11:00-12:00 “Tregime dhe novela”, i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi – stenda e Sh. B. Argeta LMG
11:00 “Kërkuesit e Guaskave”, autore Rosamunde Pilcher – stenda e Sh. B. Toena.
12:00-13:00 Aktivitet me përkthyesit e projektit “Storytelling the Life”, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Sh. B. DITURIA – stenda e Sh. B. DITURIA
12:00-13:00 “Një natë te Luiza”, autor Arbër Ahmetaj, Scanderbeg Books – salla ovale.
12:00 “Në flakët e Izmirit”, i pranishëm autori Dinos Koubatis – stenda e Sh. B. Toena.
13:00-14:00 Prezantim i botimeve të reja të vitit 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit – salla ovale.
17:00 Konferencë e Lucia Nadin “Perspektivat e studimit dhe kërkimit mbi Shqipërinë” – stenda e Institutit Italian të Kulturës.
17:00 “E bukura e të zotit”, autor Albert Cohen – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-20:00 “Komunikimi dhe kultura: imazhi në veprim”, autor Ylljet Aliçka, me parathënie nga Aleksandër Dhima – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Pesë leksione për konstitucionalizmin”, autor Spartak Ngjela – stenda e UET Press.
18:00 “Vajzat e mjegullës”, autor Namik Dokle – stenda e Sh. B. Toena.
E Shtunë 14/11/2015
11:00-12:00 “Kontabiliteti i kostos”, autorë Edëard J. Vanderbeck, Cecily A.Raiborn, Michael R. Kinney, Mirela Ujkani (Miti), dhe “Kontabiliteti i drejtimit”, autorë Charles T. Horngren, Srikant M. Datar, Madhav Rajan, Ingrid Shuli, Rezarta Shkurti, Educational Centre – salla ovale.
11:00-12:00 “Tregime dhe novela”, i pranishëm përkthyesi i librit prof. Xhevat Lloshi – stenda e Sh. B. Argeta LMG
11:00-13:00 “Veni, Vidi… Scripsi”, autor Frederik Mikeli – stenda e UET Press.
11:00 “Klithma e mbretëreshës Teutë”, autore Ajmone Sumaj Salihu – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 NDARJA E ÇMIMEVE TË PANAIRIT TË 18 TË LIBRIT “TIRANA 2015” – Salla Ovale.
12:00 “Pacientja “101”“, autore Nimfa Hakani – stenda e Sh. B. Toena.
13:00 “Qielli s’pranon arna”, autore Anila Kruti – stenda e Sh. B. Toena.
14:00-15:00 Prezantim i veprave të autorit Veton Surroi, Sh. B. Saras – salla ovale.
16:00-17:00 “Bruta storia a Tirana”, autor Adalberto Invernizzi – salla ovale.
17:00-18:00 “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, autor Niko Pano, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – salla ovale.
17:00 “Rizgjimi i Arbërisë”, autor Sadullah Zendeli-Daja – stenda e Sh. B. Toena.
18:00-19:00 “Dardania – Kërkime dhe studime arkeologjike”, autorë Muzafer Korkuti, Luan Përzhita dhe Kemajl Luci, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – salla ovale.
18:00-20:00 “Tranzicioni ekonomik. Një rrugëtim pa mbarim”, autorë Luljeta Minxhozi, Arben Malaj, Selami Xhepa – stenda e UET Press.
18:00-20:00 “Europë. Ik e Ja”, autore Majlinda Bregu – stenda e UET Press
18:00 “Rrugës jam”, autor Besnik Camaj – stenda e Sh. B. Toena.
E Dielë 15/11/2015
11:00-13:00 “Natyrë mort me kulturë. Kaleidoskop”, autor Virgjil Muçi – stenda e UET Press
11:00-13:00 “Përmbysja e komunizmit”, autor Servet Pëllumbi – stenda e UET Press
11:00 “Përjetësisht të panjohur”, autor Gjergji Xexo – stenda e Sh. B. Toena.
12:00 “Marmara Hanëm”, autore Valdete Antoni – stenda e Sh. B. Toena.
Redakdia Online
(f.s/shqiptarja.com)